E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurozona arrin marrëveshje pa Britaninë e Madhe

Por, përpjekja franko-gjermane për të arritur një marrëveshje mes shteteve të bashkimit Evropian, dështoi pas vetos së vendosur nga kryeministri britanik, David Kameron.

Kamron ka ngulur këmbë për përjashtimin e Mbretërisë së bashkuar nga disa rregulla financiare. Në vend të kësaj, shtet e eurozonës ranë dakort që të arrinin një marrëveshje mes veti (pa 10 shtetet e BE-së që nuk janë pjesë e Eurozonës). Tashmë Presidenti francez e pranoi se “kemi një Evropë me dy marshe”.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, shtetet që do të kalojnë deficitin buxhetor do të ndëshkohen. Pakti i ri do të jetë gati me të gjitha detajet në muajin mars. Mes masave të arritura, përfshihet edhe sigurimi i më shumë parave për Fondin Monetar Ndërkombëtar në mënyrë që të japë më shumë dorëzani. 

Shefja e FMN-së, Kristine Legarde, mirëpriti marrëveshjen si një “hap tepër i mirë në drejtimin e duhur”. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel përgëzoi planin e veprimit, duke thënë se ai do të kontribuojë për të siguruar euron.

Por shpallja e vendimit nuk rriti indeksin e bursave ndërkombëtare, të cilat kërkojnë ndërhurje më të fuqishme nga ana e Bankës Qendrore Evropiane.

Në marrëveshjen e re të shteteve të Eurozonës përfshihen këto pika:

- Një kapak prej 0.5 % të PBB-së për deficitet strukturore vjetore të shteteve
- Pasoja automatike për shtetet, deficiti buxhetor i të cilëve kalon kufirin prej 3% të PBB-së
- Rregullat e forta të amendohen në kushtetutat e vendeve
- Të përshpejtohet Mekanizmi i Stabilitetit Evropian dhe të vihet në zbatim në korrik të vitit 2012
- Të rishikohet kufiri prej 500 miliardë eurosh i Mekanizmit të Stabilitetit Evropian
- Shtetet e Eurozonës dhe të tjerat të BE-së duhet t’i sigurojnë deri në 200 miliardë euro FMN-së për të ndihmuar vendet e goditura nga kriza e borxheve

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2011-12-09 14:45
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›