E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunacek Kosovaret mund te presin lajme te mira nga samiti i BE-se

Zonja Lunacek cfare mund te presin kosovaret nga samiti i Bashkimit Evropian fillimin e dialogut per liberalizimin e vizave apo edhe nje here do tju thuhet - duroni edhe pak

Lunacek  Une mendoj se dialogu me Kosoven do te filloje brenda 1-2 muajve dhe se kjo do te behet e ditur nga komisionerja Malmstrm. Kjo parashikohet edhe ne konkluzionet e takimit te ministrave te jashtem te mbajtur diten e hene. Nuk besoj se do te kete ndryshime. Madje edhe pese vendet te cilat nuk e kane njohur Kosoven kane rene dakord per fillimin e dialogut. Perparime ka edhe ne dy ceshtje te tjera kerkesen per marreveshje tregtare me Kosoven dhe qe mundesine qe Kosova te marre pjese ne programet e BE-se. Besoj se ketu nuk do te kete ndryshime dhe se BE-ja nuk do te hape ndonje debat te posacem per keto ceshtje sepse BE-ja ka ne rend dite disa tema tjera shume te rendesishme.

Sa kohe duhet te kaloje deri ne heqjen e vizave dhe cilat kushte duhet plotesuar

Lunacek Kjo varet nga gatishmeria e qeverise se Kosoves per te realizuar gjerat sa shpejt do te sqarohen ceshtjet e sigurise si do te rregullohet ceshtja e kufirit me Serbine sa shpejt do te rregullohen regjistrat e popullates... Por mendoj se ky proces do te zgjate dy deri tre vjet. Po e perseris edhe nje here kjo varet nga qeveria e Kosoves dhe gatishmeria e saj te zbatoje gjerat. Ajo se bashku me mediat dhe shoqerine civile duhet te punojne per realizimin sa me te shpejte te ketyre kushteve.

Kohet e fundit ne Bruksel eshte debatuar shume per kandidaturen e Serbise per antaresim ne BE. Mendoni se Serbia do te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim apo kjo ceshtje do te shtyhet per me vone

Lunacek Kjo ceshtje ende nuk eshte vendosur. Serbiajavet dhe muajt e fundit nuk ka treguar gatishmeri qe marreveshjet e arritura me dialog ti zbatoje. Ditet e fundit ka nisur te zbatoje disa marreveshje por kjo eshte teper vone - sic ka deklaruar edhe zonja Merkel. Gjendjen e Serbise e kane renduar edhe incidentet e fundit ne veri te Kosoves ku jane plagosur rende disa ushtare gjermane dhe austriake. Ende nuk eshe e qarte se si do te zgjidhet kjo ceshtje. Ekziston nje propozim qe Serbia te fitoje nje status kandidati por me kushte. Kjo ceshtje do te vendoset gjate nates te premten apo ndoshta edhe te shtunen. Serbia duhet te realizoje marreveshjet dhe ti respektoje ato.

Disa diplomate ne Bruksel thone se Serbia kercenohet nga ardhja ne pushtet e forcave nacionaliste ne qofte se nuk e merr statusin e kandidatit per anetaresim... 

Lunacek Per Serbine me siguri qe do te ishte shume e veshtire. Problematike do te ishte edhe per Kosoven sepse te gjithe ata ne BE qe mbeshtesin futjen ne BE te vendeve te Evropes Juglindore thone se kemi nevoje per nje pakete te pergjithshme. Zgjidhja me ideale do te ishte qe me Kroacine te nenshkruhet marreveshja per anetaresim Malit te Zi ti jepet data e fillimit te negociatave per anetaresim Kosoves ti jepet udherrefyesi per fillimin e dialogut te merret vendimi per nenshkrimin e marreveshjes per tregti te lire dhe per pjesemarrjen e saj ne programet e BE-se ndersa Serbise ti jepet statusi i kandidatit. Nese kjo nuk ndodh ne Serbi mund te ndryshoje gjendja. Serbia i ka gjerat ne dore te vet. Keto dite per shembull mund te arrije marreveshje edhe per perfaqesimin e Kosoves ne takimet rajonale. Gjerat varen nga Serbia dhe jo nga BE-ja.

A eshte Serbia ne gjendje ti realizoje marreveshjet e arritura

Lunacek Ky qendron problemi sepse Serbia nuk i ka realizuar marreveshjet e arritura sic eshte per shembull marreveshja per lirine e levizjes. Serbia eshte vete fajtore per rezistencen e tanishme te disa qarqeve ne BE. Kete e kane verejtur edhe vete qarqet qeveritare ne Serbi te cilat pranojne se kane bere gabime.

Intervisten e zhvilloi Bahri Cani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›