E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia e Mali i Zi i japin përvojë Shqipërisë në menaxhimin e fondeve

TIRANë- Shkëmbimi i përvojës me dy nga vendet e rajonit, Kroacinë dhe Malin e Zi, në fazat e ndryshme të përgatitjes dhe zbatimit të IPA-së Instrumenti për Asistencën e paraaderimit, ka qënë qëllimi kryesor i Konferencës rajonale mbi menaxhimin e decentralizuar të fondeve të IPA-s organizuar ditën e sotme nga

Ministria e Integrimit ku të pranishëm ishin dhe dy ministrat e linjës së Malit të Zi dhe të Kroacisë, vend i cili është në një stad më të avancuar në menaxhimin e decentralizuar të fondeve europiane. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu theksoi rëndësinë dhe sfidën që paraqet menaxhimi i fondeve të BE-së përmes institucioneve vendore.

Ndërsa Ambasadori i BE-se në Shqipëri Helmut Lohan nëvizoi faktin se ky proces është mjaft i rëndësishëm për integrimin e vendit prandaj duhet të ngrihen strukturat.
Sistemi i Zbatimit të Decentralizuar presupozon delegimin e kompetencave menaxhuese për fondet Komunitare nga Komisioni Europian te vëndet përfituese.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›