E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pret drejtuesit e Caritas-it

TIRANë- Kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Caritas-it Evropa, të cilët ndodhen në Shqipëri për krijimin e rrjetit të Caritas-eve të Evropës Juglindore mbi përpalljen e emergjencave në rajon. Në këtë takim merrnin pjesë donatorë dhe përfaqësues gjermanë, rumunë, bullgarë, kosovarë, belgë dhe turq ku u diskutua për objektivat e kësaj organizate.

Për afro 20 vjet në Shqipëri aktiviteti i Caritasi-t ka qënë përkrah grupeve shoqërore në nevojë, në të gjitha situatat si dhe në momente fatkeqësish natyrore, sikurse ishte rasti i përmbytjeve në Shkodër. Kryeministri Berisha e ka konsideruar si një hap të rëndësishëm krijimin e rrjetit evropian për rajonin tonë duke i vlerësuar si partnerë të gatshëm për bashkëpunim.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›