E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progres në Kosovë, por jo në Këshillin e Sigurimit

Progres në Kosovë, por jo edhe në Këshillin e Sigurimit. Derisa shefi i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni foli mbi arritjet dhe sfidat në Kosovë, ai I Serbisë Vuk Jeremiç foli për një Kosovë ku nuk mund të jetohet. Panoramë e ngjashme ishte edhe pas raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB I cili u prezantua nga shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier.

Ambasadori Britanisë së Madhe, Sir Mark Lyall Grant duke përshëndetur reduktimin e incidenteve siç u raportua uroj që kjo të vazhdoj dhe shtoi: “Ne inkurajojmë një bashkëpunim të fuqishëm mes Prishtinës dhe Beogradit mbi çështjet praktike dhe Beogradin për pragmatizëm dhe fleksibilitet në gjetjen e zgjidhjes” tha Grant.

Dhe vazhduan kundërshtitë SHBA-Rusi rreth çështjes së Kosovës.

“Ne dëgjuam me vëmendje deklaratën e Z.Hyseni I cili edhe një herë duke mos bërë ndonjë dallim me objektivitetin nuk përfill edhe Rezolutën 1244. Shpallja e njëanshme e pavarësisë është e mirënjohur ashtu si edhe qëndrimi I Rusisë. Ne mbështesim integritetin territorial të Serbisë dhe Rezolutën 1244. Mospranimi I saj do të thotë mospranim I ligjshmërisë ndërkombëtare” tha Vitalij çurkin, ambasador i Rusisë në OKB.

“I bëjë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të gjenë zgjidhej pragmatike në mënyrë që të përmirësojnë jetën e banorëve në veri. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme Z.President. Ndarja është e papranueshme, statusi dhe kufijtë e Kosovës tashmë janë caktuar” tha Brooke Anderson, ambasador i SHBA në OKB.

Ndërkohë Ministri i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ku siç tha shefi i OKB-së, e kishte riafirmuar zotimin për qëndrim të mëtejmë neutral ndaj statusit të Kosovës.

Agim Popoci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›