Veljanovski u rizgjodh kryetar i Parlamentit

Trajko Veljanovski
Shkup 26 qershor NOA 8211 Kryetari i Parlamentit eshte zgjidhur Trajko Veljanovski i cili deri tani ka ushtruar te njejten detyre. Trajko Veljanovski u rizgjodh sot pasdite per kryetar te Parlamentit te Maqedonise ne seancen e pare konstituive te perberjes se re parlamentare. andidati i VMRO-DPMNE mori 70 vota 47 kunder dhe dy deputete te permbajtur. Maxhoranca e re perben 71 deputete te VMRO-DPMNE dhe BDI.
Veljanovski u rizgjodh serish ne kete detyre dhe se premtoi pavaresi ne udheheqjen e legjislativit si dhe kerkoi pergjegjesi nga te gjithe te zgjedhurit e popullit qe ata te gjithe interesat shteterore ti vendosin mbi ato politike. Partite e opozites kane kritikuar rizgjedhjen e Veljanovskit duke e vleresuar si nje dore te zgjatur te maxhorances dhe nje ish-kryetar qe nuk ka ditur te menaxhoj punet e ketij institucioni duke shmangur debatin dialogun politik dhe rolin e opozites.
Rizgjedhja e Veljanovskit perfundimisht zbardhi nje nga pikat e marreveshjes midis VMRO-DPMNE dhe BDI per koalicionin ku dite me pare theksohej se ky post do ti takonte BDI-se. NOA/INA