Japoni, kostot e cunamit, 147 miliardë euro
Tërmeti dhe cunami vdekjeprurës i 11 marsit në Japoni i kanë shkaktuar këtij vendi dëme prej 147 miliardë eurosh. Shifra u publikua nga vetë qeveria japoneze. Në përllogaritje janë përfshirë shkatërrimi i shtëpive, infrastrukturës dhe ndërmarrjeve në Verilindje të Japonisë. Tërmeti me fuqi 9 ballë, i cilësuar si historik dhe i pasuar nga një cunami gjigant, kanë vrarë mbi 28 mijë persona në Japoninë Verilindore. Qeveria e Tokios e kishte vlerësuar dëmin nga 16 mijë deri në 25 mijë miliardë jen dhe tani ka përcaktuar vlerësimin e saj bazuar në informacionet e mbledhura nga autoritetet në zonat e goditura, në veçanti në prefekturat Mijagi, Ivate dhe Fukushima.