Siri, ushtria vret sërish protestuesit
Forcat e sigurisë së qeverisë në Siri kanë ushtruar sërish dhunë kundër demonstruesve që kërkojnë largimin e Presidentit Barshar al Asad. Sipas të dhënave të aktivistëve të të drejtave të njeriut, policia në Kisva, në Jug të kryeqytetit Damask, ka hapur zjarr kundër demonstruesve. Pesë persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur. Pas lutjes së zakonshme të së premtes në Siri, mijëra vetë dolën sërish në rrugë për të kërkuar largimin e qeverisë. Numri i refugjatëve sirianë që po shkojnë në Turqi ndërkohë është rritur në 12 000 veta. Ministrja e Jashtme e SHBA-së, Hilari Klinton, paralajmëroi ndaj rrezikut të shkallëzimit të dhunës, për shkak të operacioneve ushtarake siriane në kufirin me Turqinë. Në Bruksel, samiti i BE-së kërkoi dënimin e Sirisë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.