E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekord kinez: 10 mijë besimtarë i drejtohen Mekës

Pekin (Start)- Kinezët thyejnë rekord. Shoqata e Islamike e Kinës, ka deklaruar se këtë vit po përgatiten rreth 10 mijë besimtarë myslimanë për të shkuar në Haxh. Sipas shoqatës, kjo shifër do të shënojë rekord në numrin e hazhinjve kinezë. Avionët e marrë me qera për udhëtimin e pelegrinëve, do të flutojnë 37 herë duke nisur nga dje e deri më 26 nëntor. Pikënisja e tyre do të jenë Lancao, Yinhuan, Urumchi, Kunming dhe Pekini. Vetëm gjatë ditës së djeshme, mëse 600 kinezë kanë fluturuar drejt Mekës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›