E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia kthen serbët për shkak të KosovësTifozët serb kishin paralajmëruar se në ndeshjen Dinamo – Spartak Moskë do të shpalosin transparentin “Kosova është Serbi” dhe si duket kjo ka qenë arsyeja kryesore që atyre nuk iu është mundësuar

RESHAT IBRAHIMI (Shkup, 28 nëntor) - Tifozëve të Crvena Zvezdës nga Beogradi, “Delije”, të cilët kanë pasur dëshirë t’i japin mbështetje skuadrës ruse të Spartak Moskës në përballjen me Dinamon e Zagrebit, nuk iu është lejuar hyrja në stadiumin e Maksimirit, njoftojnë mediat serbe. Në përpjekje për të parandaluar incidentet eventuale, sigurimi i ekipit kroat çdo tifozi mysafir gjatë hyrjes në stadium, përveç biletës u ka kërkuar edhe pasaportën ruse.

Tifozët e Crvena Zvezdës, Spartakut të Moskës dhe Olimpiakosit të Athinës janë në marrëdhënie vëllazërore dhe sa herë që munden e ndihmojnë njëri-tjetrin, në ndeshjet e vështira si mysafirë. Tifozë të grupit të njohur “Delije” kishin shprehur dëshirën që të udhëtojnë në Zagreb dhe të përkrahin “vëllezërit sllav” në ndeshjen tepër të rëndësishme kundër Dinamos, mirëpo janë penguar nga drejtuesit e Dinamos.

Tifozët serb kishin paralajmëruar se në atë takim do të shpalosin transparentin “Kosova është Serbi” dhe si duket kjo ka qenë arsyeja kryesore që atyre nuk iu është mundësuar lejimi në tokën kroate. Në anën tjetër edhe mediat kroate kishin shkruar se në Zagreb janë frikësuar nga incidentet e mundshme, pas paralajmërimeve të tifozëve të Cërvena Zvezdës se planifikojnë të shkojnë në ndeshje.

Madje, disa nga ata ishin nisur në drejtim të Kroacisë, mirëpo policia serbe i kishte zbritur nga treni në qytetin e Shidit. Sipas informacioneve nga mediat kroate ballafaqimin ndërmjet Dinamos dhe Spartakut e kanë numër i konsiderueshëm i tifozëve rus, por deri te ndonjë përleshje nuk ka ardhur pasi tifozët e Spartakut, siç ka njoftuar policia kroate, pas përfundimit të ndeshjes me taksi vetura kanë shkuar drejt në hotel.

E Premte, 28 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›