Gazeta “La Voce”: Shkëlqen ylli i Brian FilipitPër sulmuesin shqiptar të Ravenës në Serinë C1/A dhe të Shpresave të Shqipërisë, Brian Filipi, interesohen klube nga Seria A dhe ajo B

Është thjesht një rastësi e bukur, që ofrohet nga gazeta italiane “La Voce”, pikërisht në datën 28 nëntor. Sulmuesi shqiptar i Ravenës në Serinë C1/A dhe i Shpresave të Shqipërisë, Brian Filipi, është një ndër personazhet e të përdtishmes apenine, jo thjesht për faktin se lezhjani ka festën e tij, por për atë që po dhuron 19-vjeçari në fushën e blertë.
Me titullin e madh “Filipi, një kupë për mikeshën: “Mekat që mbaroi” dhe mbititullin domethënës “Sulmuesi shqiptar zbulohet si bomberi i Kupës në skuadrën verdhekuqve”, e shoqëruar edhe me foton e tij. Ja dhe shkrimi:
“Ravenna – Shkëlqen në Kupën e Italisë Pro ylli i Brian Filipit, por i pamjaftueshëm për ta çuar Ravenën në gjysmëfinale. Sulmuesi shqiptar me dygolëshin e tij të shkëlqyer kundër Foxhës, me pesë gola në katër ndeshje rezulton “capocannoniere (golashënuesi) më i mirë i skuadrës, që bëhen gjashtë nëse do t’i shtojmë edhe golin e shënuar kundër Kastelarano në ‘Tim Cup”, - shkruan gazeta.
“Pa marrë parasysh zhgënjimin nga eliminim në Kupë, për Brianin bëhet fjalë për një eksperiencë unike në vitin e tij të parë si profesionist – vazhdon e përditshmja italiane.
Vetë Briani thotë: “Më vjen keq për rezultatin, që vulosi edhe elimiminim, nuk arrij të gjej një shpjegim për atë që ndodhi në pjesën e dytë, teksa në të parën e dominuam plotësisht kundërshtarin dhe kishim mundësi të shkonim në pushimin midis dy pjesëve me shumë diferencë golash”.
Një shije të hidhur eliminimin la edhe për trajnerin Aztori. “E meritojmë të gjithën, - shton Filipi, - pasi rënia në pjesën e dytë ishte e pashpjegueshme. Ndoshta dhe nga ajo që bëmë pjesën e parë, menduam se ndeshja kishte përfunduar”. Edhe pse Kupa e Italisë tashmë ka përfunduar në arkiv mbeten golat e shqiptarit, të realizuara me finesë të madhe.
“Edhe pse roli më pëlqen shumë, - thotë futbollisti shqiptar i Kombëtares U-21, - meritën e golave të shënuar dua ta ndaj me shokët e mi. Pa ndihmën e tyre nuk do të arrija asgjë”. Brian flet edhe për Kombëtaren U-21, duke shtuar se do se do të japë gjithçka. Për momentin lojtari ka një parakontratë, por sezonin e ardhshëm ajo do të jetë me të gjitha efektet, pasi në lojë për shqiptarin kanë hyrë skuadra nga Seria B dhe A, duke parë edhe moshën e re të tij.
“Për momentin më intereson të bëj më të mirën për Ravenën, -thotë ai, - më pas do të shohim edhe çfarë do të ofrojë e ardhmja. Tani është më mirë të mendojmë për ngjitjen në klasifikim, duke filluar me një fitore të hënën tjetër kundër Pro Patria. Nëse do të luaj do të jap më të mirën, shpresoj të sjell fat në Trota”.
E Premte, 28 Nentor 2008