E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet ne Pakistan shkaktojne 300 viktima

Të paktën 300 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të ditëve të fundit në Pakistan.  Mbi 2 milionë të tjerë vuajnë pasojat. Të mbetur pa çati mbi kokë, janë detyruar të qëndrojnë nëpër qendra strehimi.

Rreshjet e mëdha kanë përmbytur në një masë të madhe 7 zona të provincës Sind duke shkatërruar më shumë se 400 mijë shtëpi.  Sipas BBC, mijëra fshatra janë tashmë nën ujë. 

Mediat e huaja nuk kanë ngurruar ta krahasojnë situatën me një katastrofë humanitare. Vitin e kaluar, si pasojë e përmbytjeve vdiqën më shumë se 1 mijë persona dhe 21 milionë të tjerë u detyruan të lënë shtëpitë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›