E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Po funksionon plani i qeverisë për Veriun

Situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e qetë. Përveç konfirmit të policisë së Kosovës, ka qenë edhe vet ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ai i cili ka deklaruar se situata në veri vazhdon të mbetet e qetë. Në një intervistë dhënë për median kosovare, ai ka thënë se barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë, por shumë shpejt serbët do të lodhen dhe do të shohin se nuk ka asgjë prej kësaj pune.

Në këtë intervistë, ministri Rexhepi ka thënë se plani i qeverisë po funksionin shumë mirë, dhe të tjerë doganierë e policë janë dërguar në të dyja pikat kufitare 1 dhe 31. Ai ka treguar se atje nuk ka, megjithatë, qarkullim për shkak të barrikadave dhe tensioneve.
 

Ndërkohë, serbët, kanë përforcuar barrikadat e tyre të vendosura edhe në afërsi të urës të lumit Ibër, e cila vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve. I ashtuquajturi Ministër për Kosovën, Goran Bogdanoviq, ka biseduar në Zveçan me përfaqësuesit e komunave paralele të veriut, të cilët kanë thënë se nuk do të heqin dorë nga protestat dhe barrikadat dhe se kanë nevojë për mesazhe dhe ndihmë konkrete nga Beogradi.
 

Nga ana tjetër, zyrtarë serbë thonë se i kanë paraqitur Bashkimit Evropian një propozim për zgjidhjen e problemit në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. Sipas atij propozimi, policët e Kosovës dhe zyrtarët e doganave të Kosovës nuk duhet të jenë aty.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›