Kroacia mposht Gjermaninë, Polonia barazon me Austrinë
Kroacia ka dhuruar surprizën e radhës në EURO 2008, duke mundur 2-1 Gjermaninë, për të ecur më e qetë drejt çerekfinaleve të turneut. Skuadra, e drejtuar nga Slaven Biliç, ka dominuar ndaj Gjermanisë, duke zhvilluar një lojë shumë më agresive se ajo e ndeshjes së parë kundër Austrisë, për të zënë disa herë në befasi mbrojtjen e favoritëve për fitoren e trofeut.
Pas një nisjeje të shpejtë, kanë qenë kroatët që kanë diktuar ritmin e tyre falë lojës në krahë dhe në minutën e 24-t arrijnë të kalojnë në avantazh me Srna, i cili shënon në portën e Lehman pas një harkimi perfekt të Pranjiç nga e majta. Gjermania hidhet në sulm, por Gomez dhe Klose janë në hije, duke mos arritur t‘i shmangen mbulimit të mbrojtësve kundërshtarë. Ndërkohë, është Kroacia që prodhon më shumë raste të rrezikshme dhe në minutën e 30-të ka mundësinë të dyfishojë rezultatin, por Kranjcar e dërgon topin mbi traversë, ndonëse i vetëm para Lehman. Lëv u kërkon lojtarëve të ushtrojnë më shumë trysni para portës kundërshtare, por duket që reparti i avancuar nuk është në një ditë të mirë. Portieri kroat, Pletikosa, tregohet i saktë në neutralizimin e goditjeve standarde, duke ndalur fillimisht një goditje dënimi të Balak, e më pas duke neutralizuar gjuajtjet e Metzelder dhe Klose në zhvillimin e goditjeve nga këndi. Në minutat e fundit të pjesës së parë është përsëri Kroacia që i afrohet golit, por Kranjcar dhe Srna humbin rastin për të dyfishuar rezultatin.
Lëv hedh në fushë Odonkor në fillimin e pjesës së dytë, por kroatët e kanë të lehtë të kontrollojnë lojën e gjermanëve dhe të rrezikojnë portën e Lehman. Si rrjedhojë, në minutën e 62-të vjen edhe goli i dytë me anë të Oliç, i cili devijon topin në rrjetë, pas një gjuajtjeje të Rakitiç, që ishte përplasur në shtyllë. Gjermanët hidhen tërësisht drejt sulmit, duke kërkuar të rihapin ndeshjen. Për të ringjallur shanset e skuadrës së Hoakim Lëv mendon i zakonshmi Podolski, i cili në minutën e 79-të shkurton diferencën. Por, gjermanët e kanë të vështirë të gjejnë hapësira të tjera në mbrojtjen kroate, pavarësisht aktivizimit edhe të Kuranjit në minutat e fundit të takimit. Për më tepër, gjermanët janë shumë nervozë dhe Shvajnshtajger ndëshkohet me karton të kuq në minutat shtesë për një gjest antisportiv, duke shuar shanset e skuadrës së tij për një barazim të mundshëm, si dhe duke penalizuar ecurinë e mëtejshme të pretendentëve që rrezikojnë të dalin të dytët në grup.
Një penallti në minutën e 93 vendos barazimin 1-1 mes dy ekipeve debutuese
Austria dhe Polonia mbeten në garë
Austria dhe Polonia kanë ndarë nga një pikë dje në barazimin 1-1, duke mbetur ende në garë për kualifikimin në çerekfinale. Gjithçka është vulosur në minutën e 93-të, kur një penallti e Vastiç ka vulosur baraspeshën në shifra, pas avantazhit të polakëve me Guerreiro.
Në fillimin e ndeshjes, Austria është shfaqur më kërkuese, duke provuar në të gjitha mënyrat të shënonte në portën polake. Falë depërtimeve të Korkmaz në krahun e majtë, Ivanshitz, Harnik dhe Laitgeb krijojnë tri raste radhazi para Boruc, por gardiani i polakëve tregohet i pagabueshëm, duke shpëtuar portën e tij nga gola të sigurt me devijime vendimtare. Megjithatë, furia e Austrisë vazhdon, ndërsa Polonia është e mbyllur në gjysmëfushën e saj, duke menduar që të mos pësojë gol. Skuadra e Benhaker mendon më shumë për kundërsulmin dhe në rastin e parë të rrezikshëm, arrin të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 30-të. Një gjuajtje e Saganovskit nga e majta devijohet dhe përfundon në këmbët e Guerreiros, i cili me portën e boshatisur nuk gabon, duke e dërguar topin në portën e boshatisur nga dalja e portierit Maho. Avantazhi u jep më shumë forcë polakëve, të cilët kërkojnë me ngulm golin e dytë. Krzinovek shfaqet dy herë radhazi para portës austriake, por nuk arrin të mposhtë Mahon me gjuajtjet e tij.
Pushimi i ndeshjes nuk u shërben austriakëve për të qartësuar idetë dhe për të qenë më kërcënues në pjesën e dytë të ndeshjes. Polakët vazhdojnë të dominojnë dhe të krijojnë disa raste radhazi para portës së ekipit vendas, por tani është Maho që shpalos disa pritje të shkëlqyera për të mbajtur ekipin e tij në lojë. Hikersberger provon të ndryshojë diçka në lojën e skuadrës së tij, duke aktivizuar Vastiç, Kienast dhe Saumel. Por austriakët e kanë shumë të vështirë të dalin në sulm dhe çdo aksion i tyre thyhet me lehtësi nga skuadra polake. Me vazhdimin e minutave, ritmi i lojës bie dhe duket se takimi do të mbyllet me këtë fitore të polakëve. Por, në minutën e tretë shtesë, gjyqtari Ueb akordon një 11-metërsh për ekipin austriak, të cilin 39-vjeçari Vastiç e transformon në gol, duke lënë gjithçka hapur për kualifikimin e mëtejshëm në grup. Çdo kombinim është i mundshëm, sidomos për faktin se polakët luajnë përballë Kroacisë, të kualifikuar si e para e grupit. Nëse polakët fitojnë me dy gola diferencë dhe Austria bën çudinë përballë Gjermanisë, atëherë skuadra e Benhaker kalon në turin tjetër të turneut.