E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia nuk tërheq padinë për gjenocid kundër Serbisë

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 10:51

Qeveria e Kroacisë nuk do të tërheqë padinë për gjenocid, të cilin ky vend e ka ngritur kundër Serbisë, ka thënë kryeministrja kroate Jadranka Kosor.

Ajo komente i bëri të shtunën me rastin e hapjes së Shtëpisë Memoriale kushtuar luftëtarëve kroatë të Vukovarit.

“Një vendim i tillë mund të sillet vetëm me vendimin e qeverisë, ndërsa Qeveria e Kroacisë një vendim të tillë nuk do ta marrë”, ka thënë Kosor.

Ajo ka përsëritur se qeveria si çështje prioritare në bisedime me fqinjët ka çështjen e personave të pagjetur.

Kosor ka paralajmëruar se Kroacia nuk do të lejojë që askush të rishikojë historinë e këtij vendi dhe se nuk do të lejojë porosi të tilla se Kroacia nuk duhet të kremtojë Ditën e fitores dhe falënderimet e atdheut, të cilat Kroacia i shënon në ditën e aksionit të “Stuhisë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›