E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapitullimi i Sirtes kryengritesit Vetem ceshtje oresh

Tashmë është çështje orësh për kryengritësit në Libi që të marrin nën kontroll edhe qytetin e Sirtes, ku rezistenca e besnikëve të Gadaffit ka qenë e ashpër për disa javë. Dhe kur kjo të ndodhë, do të mësohet nëse koloneli vërtet ndodhet në vendlindjen e tij, apo tashmë është kthyer në origjinën e familjes, beduin në shkretëtirën libiane.
Ndërkaq, beteja e Sirtes ka njohur përparim të konsiderueshëm të forcave të këshillit të Tranzicionit, të cilët luftojnë vetëm 1 kilometër nga qendra e qytetit.

Pas qetësisë së natës, kryengritësit janë rigrupuar  me synimin e sulmit final. Marrja e Sirtes ka qenë gjithnjë një objektiv simbolik për këshillin e Tranzicionit dhe më në fund, përmbushja duket e afërt. Gjithsesi, sipas luftëtarëve, rreziku i hyrjes në qytet mbetet i lartë për shkak të snajperave të shpërndarë në catitë e ndërtesave të larta, që qëllojnë pa dallim.

Avionët e NATO-s bombarduan Sirten të shtunën, sikundër edhe bani Ualid, në lindje të Tripolit, një tjetër bastion i Gadaffit.
Kreu i Këshillit të Tranzicionit, Mustafa Abdul Jalil tha se një qeveri e përkohshme do të shpallet Brenda javës. Ndërsa, në selinë qednrore të kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kryeministri i përkohshëm i Libisë, Mahmud Xhibril mbajti fjalimin e parë në Asamblenë e përgjithshme.

Ai tha se një Libi e re demokratike po merr jetë dhe që kërkon bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar. Xhibril kërkoi lëvrimin e  të gjitha aseteve libiane, të ngrira nën sanksionet e OKB-së ndaj regjimit të Gadaffit, me qëllim rindërtimin dhe rimëkëmbjen e vendit të tij.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›