E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i Progresit “acaron” Shqipërinë

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 11:56

Analisti Afrim Krasniqi thotë i bindur se Raporti i Progresit i BE-së për Shqipërinë do të jetë negativ për sa i takon statusit kandidat, kjo pasi Shqipëria nuk ka përmbushur 12 rekomandimet e KE-së.

Të vetëdijshme për këtë zhvillim, dy partitë e mëdha, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste po kërkojnë të fajësojnë njëra- tjetrën, ndaj dhe dialogu mes tyre duket ende larg, thotë Krasniqi.

Palët po fitojnë kohë për të sulmuar palën tjetër, për ta bërë përgjegjëse për dështimin e mundshëm të Shqipërisë ne raport me integrimin.

“Palët vijnë nga një konflikt shume i gjatë politik dhe palët janë të njohura tashmë me kritikat evropiane, të cilat pritet të kenë dhe reflektim të një raporti negativ për Shqipërinë në muajin tetor. Palët po fitojnë kohë për të sulmuar palën tjetër, për ta bërë përgjegjëse për dështimin e mundshëm të Shqipërisë ne raport me integrimin”, theksoi Krasniqi.

Sipas analistit Sami Neza, mungesa e dialogut politik lidhet me faktin se shumica ende nuk po i ofron opozitës atë, çfarë ajo do.

“Shumica ka hedhur në treg disa prej ofertave të saj politike për opozitën, në mënyrë të sigurojë votën e saj për ligjet me 3/5 në Parlament. Mesa duket oferta e shumicës nuk i ka kënaqur interesat e opozitës”, shprehet Neza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›