E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrokada DG ne Rusi opozita paralajmeron protesta

Presidenca e tretë ruse për Vladimir Putin nuk do të jetë edhe aq e lehtë, edhe pse dy figurat më të rëndësishme të Moskës janë marrë vesh me njëri tjetrin për rotacion. Nëse Medvedev nuk do ta kundërshtojë ngjitjen e Putin sërish në krye të Kremlinit, politikanët e opozitës planifikojnë protesta në të gjithë vendin. Boris Nemtsov dhe Mikhail Kasyanov denoncuan deklarimin e Vladimir Putin i cili tha se ishte i gatshëm të rikthehej si president i Rusisë në zgjedhjet e marsit të ardhshëm.

Kjo deklaratë i dha fund mujave të tërë spekulimesh, ishte presidenti aktual Medeved që propozoi kandidaturën e Putin për zgjedhjet e ardhsme në një konferencë të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar. Por partitë e opozitës thonë se dueti drejtues i ka humbur lidhjet me realitetin.

"Situata është e tillë, popullit rus iu tha se ata të dy, Dolce Gabana, apo Medvedv-Putin kanë marrë një vendim dhe kështu do të bëhet. Në parim, arrogance dhe njoftimi degradues nuk i shqetëson ata farë pasi e kanë humbur tërësisht lidhjen me realitetin, kanë shkuar shumë larg dhe në të njëjtën kohë, kanë degjeneruar intelektualisht”, tha Nemtsov.

Sondazhet e opioninit tregojnë se kandidatët e tjerë të mundshëm kanë shumë pak mbëhstetje dhe Putin do të zgjidhet lehtësisht.Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkaq,  reaguan të përmbajtura ndaj ndryshimit. “Politika e presidentit Barack Obama kundrejt Rusisë nuk varet nga ajo se cili individ ndodhet në krye të shtetit, sqaroi një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë pas ripërtrirjes së marrëdhënieve të tyre me Moskën edhe nëse kryeministri Vlladimir Putin rikthehet në vitin 2012 në postin e presidentit.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›