E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, merr flakë automjeti në qendër të qytetit

Makinë Zjarri

Një automjet është djegur plotësisht sot në qytetin e Shkodrës, për shkak të rrjedhjes së gazit.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, ku automjeti tip Golf 3 me targa SH 13 68 E është përfshirë në flakë, duke shkaktuar panik mes qytetareve.

Në bazë të hetimeve të bëra, kanë konstatuar se shkaku i rënies së zjarrit ka ardhur si rezultat i rrjedhjes së gazit, me të cilin funksiononte automjeti.

Në momentin e rënies së zjarrit, mësohet se në automjet ndodheshin disa persona, të cilët kanë shpëtuar pa u dëmtuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›