Rivotimi në Kosovë, KQZ shpall rezultatet paraprake
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet paraprake për secilin subjekt politik, në nivel qendror, pas rivotimeve që u mbajtën të dielën në pesë komuna.
Duke mos llogaritur vetëm Mitrovicën, qytet ky në të cilin votimet do të përsëriten më 23 janar, përqindjet për secilën parti në nivel vendi janë: PDK - 32.0 %, LDK - 24.7 %, VV - 12.6 %, AAK - 11.2 %, AKR - 7.3 %, LDD - 2.2 % dhe FER - 2.2 %.
Në këto përllogaritje janë futur edhe të dhënat nga votat e rinumëruara.