E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, bisedën e parë me drejtorin e Vodafone

Vodafone realizon video-thirrjen e parë zyrtare midis kryeministrit Sali Berisha dhe drejtorit të Përgjithshëm të Vodafone Albania, Haris Broumidis me teknologjinë 3G. Kreu i qeverisë përgëzoi Vodafone Albania për fillimin e shërbimeve 3G të cilën ai e vlerësoi si një arritje shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët:
 

"Zoti Broumidis është një rast i madh për mua për t`ju uruar. Ky është një moment shumë i rëndësishëm në historinë e telekomunikacionit të vendit tim,por gjithashtu është një hap shumë i rëndësishëm në prioritetet dhe përpjekjet tona për Shqipërinë dixhitale. Në një kohë shumë të shkurtër ju arritët të vinit në punë një nga sistemet më moderne të koheve tona. Ju uroj dhe ju falenderoj shumë për gjithë suksesin tuaj të madh.
 

Ndërkohë Drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania i shprehu kryeministrit falënderimin që rezervoi kryerjen e vide-konferencës së parë me të. Sipas Broumidis ky është një tjetër hap me rëndësi drejt konsolidimit të komunikimit.
Me nxjerrjen ne treg te 3G në Tiranë dhe për 18 muaj në të gjithë territorin e vëndit, Shqipëria hodhi një tjetër hap vendimtar drejt konsolidimit të urave te komunikimit të shoqërisë.
"Sot, jemi me afer konceptit te globalizimit ku largësia fizike është pothuajse inegzistente dhe sferat sociale zgjerohen me tej. Qe sot jemi nje komunitet me i bashkuar. Jam i lumtur që përpjekjet e Vodafone Albania për të ofruar risitë më të fundit teknologjike janë plotësisht të integruara me objektivat e qeverisë për ta futur plotësisht Shqipërinë në epokën dixhitale.
 

Kompania celulare Vodafon Albania është e para kompani në Shqipëri që ofron shërbimin 3G.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›