E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia ratifikon anëtarësimin në BE

Parlamenti i Kroacisë ka ratifikuar dje marrëveshjen për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, duke u bërë anëtari i 28-të i bllokut. Marrëveshja u paraqit përpara deputetëve nga Kryeministri Zoran Milanoviç. Pas 20 vitesh pavarësi ka ardhur koha që Kroacia ti bashkohet familjes europiane. Marrëveshja u mbështet nga 136 deputetë, nga 151 që janë gjithsej në Parlamentin kroat. Anëtarësimi u miratua më parë në një referendum popullor, ku u mbështet nga rreth 66 për qind e kroatëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›