Korrupsioni, ish-guvernatori i Ilinoisit, 14 vjet burg
Ish-guvernatori i Ilinoisit, Rod Blagojeviç, me prejardhje serbe, u dënua me 14 vjet burg pas zbulimit të një rasti të madh korrupsioni, në një përpjekje për të shitur vendin e Obamës të mbetur bosh në Senat, pas zgjedhjes së tij President, në vitin 2008. Akuzat u ngritën nga FBI-ja në dhjetor 2008. Në janar të vitit 2009, Senati i Ilionisit e shkarkoi Blagojeviçin nga drejtimi i shtetit. Në Ilinois, akuzat e korrupsionit për liderët e këtij shteti nuk janë të rralla. Edhe paraardhësi i Blagojeviç, Xhorxh Rajan, u shkarkua nga detyra, pasi u përfshi në çështje korrupsioni.