Jahjaga, Presidente deri në vitin 2013
Ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë nuk pritet të shkojnë në Parlament para muajit qershor, duke shënuar kështu shkeljen e marrëveshjes mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit për zgjedhjet presidenciale. Deklaratën e bëri Arsim Bajrami, deputet i PDK-së. Nëse ndryshimet dërgohen në Parlament në qershor, atëherë zgjedhjet do të duhet të mbahen, sipas marrëveshjes, gjashtë muaj pas miratimit të ndryshimeve. Sipas Express, ishte parashikuar që muaji janar i këtij viti do të duhej të shënonte edhe përfundimin e ndryshimeve kushtetuese.