E Diel, 1 Nëntor 2026

Veriu i Kosovës pa kontroll, në dogana, asnjë polic kosovar

Në pikëkalimin kufitar G1 në Jarinë të Leposaviqit, të premten nuk ka pasur asnjë polic dhe doganier kosovar. Sipas mediave kosovare, në Jarinë të premten silleshin lart e poshtë policë ndërkombëtarë të EULEX-it, turq dhe bullgarë, të cilët nuk kryenin asnjë detyrë. Kontrollin rutinë të automjeteve që futeshin nga Serbia në Kosovë e kryenin ushtarët e KFOR-it të kontingjentit amerikan. Sipas portalit Lajmeshqip dhe KD, ushtarët e KFOR-it kanë lejuar hyrjen e makinave me udhëtarë në territorin e Kosovës, por nuk janë lejuar të futen mallrat me akcizë. Anëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it në këtë pikëkalim kufitar kanë theksuar se ka javë që policët dhe doganierët shqiptarë të Kosovës nuk kanë ardhur. Nuk kanë si të vijnë dhe ne nuk mund ti transportojmë ata gjithmonë me helikopter, tha një ndërkombëtar në Jarinë, duke iu referuar barrikadave. Kështu, Veriu i Kosovës ka mbetur në duart e grupeve kriminale serbe, të cilat në atë pjesë të Kosovës janë duke hedhur valle të patrazuar nga askush, raportoi Koha Ditore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›