Protesta të reja kundër Putinit

Protesta të reja po zhvillohen në Moskë dhe qytete të tjera të Rusisë, pas fitores së Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale të fundjavës së kaluar.
Autoritetet u kanë dhënë leje 50 mijë protestuesve që të mblidhen në një nga sheshet kryesore të Moskës.
Një valë protestash shpërtheu dhjetorin e kaluar, pas zërave se zgjedhjet parlamentare ishin manipuluar.
Dyshime të ngjashme kanë përfshirë edhe zgjedhjet presidenciale, që panë kryeministrin Vladimir Putin të fitonte mandatin e tretë në krye të shtetit.