Kufiri me Shqipërinë në përgjegjësi të Policisë së Kosovës
PRISHTINE-KFOR-i do t’i transferojë tek Policia e Kosovës përgjegjësitë për kontrollin e kufirit me Shqipërinë. Lajmi u bë i ditur nga komandanti i KFOR-it , gjenerali Markus Bentler pas takimit të zhvilluar me komandantin e krahut jugor të NATO-së, admiralin amerikan, Mark Ficxherald, i cili po qëndron sot në Kosovë.
Ceremonia e dorëzimit të këtyre përgjegjësive tek Policia vendore do të ndodhë më 28 prill, konfirmuan drejtuesit e forcës paqeruajtëse.
Zyrtari i lartë i NATO-s, admirali Ficxherald, tha se përmirësimi i situatës së sigurisë në Kosovë ka mundësuar bartjen e përgjegjësive të caktuara tek Policia e Kosovës.
Në këtë kuadër, komandanti i KFOR-it, Markus Bentler i transmetoi vendimin admiralit Ficxherald se KFOR-i po planifikon bartjen e përgjegjësive tek autoritet kosovare të sigurisë fillimisht në kufirin e Kosovës me Shqipërinë, e më vonë edhe në kufijtë me Maqedoninë e Malin e Zi.
Ndërkaq admirali amerikan, Mark Ficxherald u shpreh i kënaqur me përmirësimin e situatës së sigurisë por edhe me përparimin që po shënon Forca e Sigurisë së Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, admirali amerikan është takuar me drejtues të EULEX-it si dhe ka vizituar pikën kufitare Porta 1 që ndodhet në kufi me Serbinë.
Së bashku, me admiralin Ficxherald ishte planifikuar që Kosovën ta vizitojnë edhe drejtues të Komitetit Ushtarak të NATO-së, por vizita e tyre u anulua për shkak të problemeve që janë krijuar me trafikun ajror në Evropë.
Admirali Ficxherald herën e fundit në Kosovë ishte më 19 mars, ku pati vlerësuar lart dorëzimin e përgjegjësive nga KFOR-i te Policia e Kosovës për ruajtjen e monumentit në Gazimestan.
(d.b/BalkanWeb)