E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në aksident ministri i Brendshëm i Kenisë

Ministri i Brendshëm i Kenisë, George Saitoti, humbi jetën ditën e dielë në një aksident ajror.

Ai ishte duke udhëtuar në bordin e një helikopter, i cili u përplas pak pas ngritjes në afërsi të kryeqytetit Najrobi.

Zëvendësi i tij, Orwa Ojode ishte midis gjashtë personave të tjerë që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike.

Kryeministri i Kenias, Najib Balala, konfirmoi vdekjen e ministrit në një porosi në rrjetin shoqëror “Twitter”, duke iu referuar burimeve të ardhura nga zyra e informacionit të presidentit Mwai Kibaki.

Aktualisht, nuk ka asnjë të dhënë për arsyen e përplasjes. Saitoti synonte të shpallte kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, më vonë gjatë vitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›