E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, 2093 ditë pa trajner vendas

Bledar Kuka
Më 17 prill të vitit 2002 Sulejman Demollari dha doreheqjen nga posti i trajnerit të Shqipërisë. Që nga ajo mbremje e Andorrës, ku Shqipëria u mund turpshem 0-2, kanë kaluar jo pak, por 2091 ditë (më 7 janar) pa trajner shqiptar në stolin e saj. Ari Han nenshkroi më 4 janar, si i katerti i huaj radhazi për kuqezinjte pas Xhuzepe Dosenës, Hans-Peter Brigelit dhe Oto Baricit. Si vite kalendarikë, 2008-ta është i 6-ti pa trajner vendas dhe, me shumë gjasa, do të jemi edhe në 2009-ën sërish me holandezin. Njeriu që "largoi" shqiptarët nga drejtimi i përfaqësueses është Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) që më 5 mars të vitit 2002, në mes të një debati të papushuar mes atyre që jane "pro" dhe "kunder" një zgjedhjeje të tillë. Besohet se përsa kohë që Duka të jetë në krye të Federatës, këmbë shqiptari nuk do të mund të hyjë në kombetare. Mirë apo keq? A mos vallë Duka është një njeri që nuk vlereson trajnerët shqiptarë apo jane pikerisht këta që nuk ia vlen të cmohen aq lart? Një pergjigje nuk është aspak e lehtë të jepet, por sidoqofte, statistikat dhe pervoja ndërkombëtare ndihmon për t'iu afruar sa më shumë të vërtetës. Shqipëria ka pasur 6 trajnerë të huaj, pa futur në llogari Ari Hanin e "sapolindur", me të cilët ka zhvilluar 58 ndeshje. Me trajnerët shqiptarë jane 163 ndeshje. Shifrat u japin të drejtë të huajve, pasi kanë fituar 21 herë, barazuar 10 dhe humbur 27, ndersa golat i kanë 73 të shënuar me 80 të pësuar. Nga 174 pikë të mundshme, "të gjashtët" kanë marrë 73, ose 42 për qind të atyre të mundshmeve. Unë këtë e quaj perqindje suksesi dhe pra është 42 për qind. Shqiptarët kanë 27 ndeshje, barazuar 30 dhe humbur plot 106. Golat jane vertet për të ardhur keq, 114 të shënuar ndaj 311 të pësuar. Përqindja e suksesit është 22.7 sepse jane marrë 111 pikë nga 489 të mundshme. Të huajt në modë Afganistani ka një ndihmes gjerman, Klaus Shtark, ndersa Federata ndihmohet nga një Fondacion gjerman. Australia ka holandezin Ferbek, Bahreini mban cekun Milan Macala, Bangladeshi kishte një indian, Kamboxhia ka një korean, Kina ka serbin Vladimir Petrovic, India është me anglezin Rob Hauton, Indonezia ia ka besuar kombetaren bullgarit Ivan Kolev, Irani iu fal portugezit Artur Zhorge, Iraku i luftes është me paqesorin norvegjez Egil Olsen, Japonia largoi për shkak të semundjes boshnjakun Ivica Osim dhe caktoi vendasin Takeshi Okada, por pas një sundimi të gjatë të huaj. Mbretëria e Jordanisë e ka kombetaren e futbollit të drejtuar nga portugezi Nelo Vindaga, ndersa Korea e Jugut është në duart e koreanit Huh Jung-Moo, e drejtuar për shumë kohë nga të huajt. Frenat e Kuvajtit mbahen nga kroati Rodion Gacanin, Kirkiztani ka vendas po ashtu si Libani, Malajzia (që u drejtua për 6 vjet nga të huajt), Pakistani, Filipinet. Katari ka uruguaianin Zhorge Fosati, Arabia Saudite është me brazilianin Helio dos Santosh, Singapori mban serbin Radojko Avramovic, Siria sapo ka marrë ish-kampionin e botës italianin Antonio Kabrini, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë lidhur "besën" me francezin Bruno Mecu, ndersa Vietnami është pa trajner pasi austriaku Ridl dha dorëheqjen. Taxhikistani e ka vendas (Nazarov), po ashtu Tajlanda, Turkmenistani, Uzbekistani e Jemeni. Azia është e mbushur plot me trajnerë të huaj dhe keshtu ka qenë prej shumë vitesh. Edhe Afrika, jo vendas Algjeria e ka algjerian, Angola ka portugezin Goncalves, Benini mbahet nga gjermani Rajnhard Fabish, Botsuana i beson anglezit Kolin Roui, Burkina Faso ka francezin Didie Noto. Burundi është me trajner vendas (ashtu si Cadi), Kameruni ka gjermanin Pfister, Republika Demokratike e Kongos ka belgun Henri Depiro, Guinea Ekuatoriale ka brazilianin Antonio Dumash, Bregu i Fildishtë është me Uli Shtiliken, Eritrea është me holandezin Rene Feler, Etiopia është me boshnjakun Xhemaludin Mushovic, Gaboni është me të shquarin francez Alen Zhires, Gambia është me spanjollin Hose Martines, Gana i beson francezit Klod Le Rua, Guinea është gjithashtu me të huaj, francezin Robert Nuzare, Lesoto ka Antuan Hein gjithashtu të huaj, Libia nuk është perjashtim, Madagaskari është me gjermanin Franc Gerber, Malauia është me anglezin Stefën Konstantin, Mali i besohet francezit Zhodar, Maroku një tjeter francezi si i njohuri Henri Mishel, Namibia ka holandezin Ari Shans, Nigeria mbahet nga gjermani i famshem Berti Fogts, Ruanga nga kroati Josip Kuzhe, Senegali nga polaku Henrik Kaspercak, Somalia ka një të huaj por afrikan si Daniel Muate duke pasur të ngjashëm Sudanin apo Togo, Afrika e Jugut është me brazilianin Karlos Alberto Parreira, Suazilendi është me zviceranin Raul Savoi, Tanzania ka brazilianin Marsio Mashimo, Tunizia drejtohet nga francezi Rozhe Lemerr, Uganda nga hungarezi Lashlo Caba, Egjipti është me trajner vendas, Xhibuti po ashtu, ndjekur nga Guinea Bisau. Kenia është me vendas tashmë, pasi pati një histori teper të gjatë me të huaj që nga 1961-shi deri më 2006. Liberia gjithashtu i beson një djali të shtëpisë porsi Mauritania e Mauritiusi, Nigeri, Sierra Leone, Zambia dhe Zimbabve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›