Totozani: CEZ të marrë parasysh ankesat e qytetarëve

Qëllimi i këtij takimi ka qenë diskutimi mbi ankesat e qytetarëve në lidhje me faturat e energjisë elektrike dhe shërbimeve që ofrojnë ERE dhe CEZ.
Avokati i Totozani theksoi se këto ura komunikimi mes ERE-s dhe CEZ vendosen për të kuptuar sa më mirë problematikën dhe për tu dhënë sa më shpejt zgjidhje problemeve të qytetarëve.
Avokati kërkoi përgjigje të menjëhershme për të gjitha kërkesat që institucioni i tij dërgon tek zyrat e CEZ-it dhe ERE-s, respektim rigoroz të afateve dhe përgjigje në kohë për problemet. Të trija palët, si institucioni i Avokatit të Popullit, si ERE dhe CEZ duhet të angazhohen për të mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve- tha z.Totozani në fjalën e tij.
Nga ankesat e depozituara si probleme më të mëdha të qytetarëve janë: mbifaturimet, mungesa e transparencës, problemi i kthimit të përgjigjeve për konsumatorët, tarifa fikse për konsumatorët që kanë kërkuar ndërprerje të energjisë, mos transparenca në ballafaqimin me matësit në institucione etj. Nga ana e CEZ, drejtori i menaxhimit, Martin Nemecek uroi z.Totozani për detyrën dhe u shpreh i gatshëm për të ofruar informacion për gjithçka që ndodh në kompaninë që ai përfaqëson.
Ndërsa përfaqësues i ERE është shprehur se mirëpret çdo mendim të Avokatit të Popullit për të përmirësuar marrëdhëniet mes qytetarit dhe CEZ. /Start/
2012-01-23 16:22