E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet nga detyra Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi

Vendimi është marrë nga kryeministri Sali Berisha, vetëm pak orë pasi Prokuroria lëshoi një urdhër-arrest ndaj tij.

Në vend të tij është emëruar Artan Hoxha. Prenda ndodhet gjatë ditës në Prokurori për të dhënë shpjegime. Ai akuzohet se është një nga shkaktarët e një prej vrasjeve të ndodhura më 21 janar të vitit të shkuar.

Një viti pas ngjarjes, Prokuroria lëshoi urdhrin e arrestit, duke kërkuar burg për të, por Gjykata e Tiranës në vendimin e marrë sot vendosi masën e “arrest shtëpie”.

“21 janari”, kërkohet arrest për Komandantin e Gardës
Tiranë (13:58)– Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë me “arrest shtëpie” për dy anëtarët e Gardës së Republikës dhe një punonjës të IT-së, teksa Prokuroria kërkoi masën e “arrest me burg” ndaj tyre.
Gjykata e Tiranës shqyrtoi sot kërkesën e Prokurorisë, dhe më pas dha vendimin, i cili është më i lehtë se sa ishte kërkuar. 

Paraditen e sotme, Prokuroria kërkoi arrestimin e komandantit suprem të Gardës, Ndrea Prendi, i cili akuzohet në mënyrë direkte për vrasjen e Aleks Nikajt; shoferit të Prendit, Arjan Adhami, dhe shefit të IT-së së Kryeministrisë, Armando Kasaj, nën akuzën e fshirjes se pjesës filmike ku garda ka qëlluar mbi protestuesit. Sot, Prendi do të mbërrijë në Prokurori për tu marrë në Pyetje. K

Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për mbajtjen nën arrest të tre të pandehurve mësohet se është hedhur poshtë nga Gjykata e Tiranës, e cila ka vendosur arrest shtëpiak ndaj tre të akuzuarve. Për ngjarjet e 21 janarit 2011, kur u vranë katër protestues në bulevardin Dëshmorët e Kombit, aktualisht ndodhet në burg vetëm gardisti Agim Llupo./Start/

                                                                                             2012-01-23 16:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›