Flamurtari rikthehet, mbetet Magani
Flamurtari gjeti fitoren e munguar ne ndeshjen e djeshme, ndaj Gramozit, duke e nderprere krizen qe e kishte mberthyer gjate javeve te fundit. Edhe trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani i shpetoi shkarkimit, pasi kishte shansin e fundit per te orientuar ekipin e tij drejt fitores, edhe pse ishte paralajmeruar nga klubi i tij se do te kishte masa ndaj ekipit, ne mungese te rezultatit te duhur. Ekipi i Flamurtarit e gjeti golin brenda pjese se pare te ndeshjes me ane te Xhunior. Xhurkic realizoi golin e dyte, ne fund te takimit. Kolonjaret, ndryshe nga ndeshja e dy javeve me pare, nuk realizuan asgje te vecante.