E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati, nje falenderim Shkumbinit

Dinamo eshte ndalur dhe kampionati me ne fund do te jape mundesi ekipeve te tjera qe te rikuperojne karshi kryesuesve. Fitoret dhe 15 ndeshjet e para e rikthyen garen per titull ne nje "monolog" te Dinamos, qe korri plot 13 fitore, duke barazuar vetem ne dy ndeshje jashte fushes se saj. Besa dhe Tirana ferkojne duart, para ndeshjeve te radhes, pasi Dinamo eshte ndalur atehere kur nuk pritej dhe shanset jane te medha, qe ekipi i Shpetim Duros te rikthehet serish na gare per titull, nese fiton ndaj Skenderbeut. Diferenca aktuale mes ekipeve kryesuese te vendit te pare dhe te dyte eshte e njejte, 14 pike. Shpetim Duro ka deklaruar dje para ndeshjes se radhes me Skenderbeun se Besa do te luaje per maksimumin e mundshem dhe me kete rast do te jete dyfish me e motivuar, qe te fitoje per te ngushtuar diferencen e pikeve. - "Deri ne fund te kampionatit nuk i dihet, ndaj do te kerkojme qe te perfitojme cdo jave," - eshte shprehur Duro. - "E perseris se Besa ka nje skuader te forte dhe nuk do te heqe dore asnjehere nga pretendimet e saj," - perfundon Duro. Kavajasit barazuan pa gola ne Lac, vetem nje jave me pare dhe lane dy pike dhe jane nisur drejt Korces, qe te shmangin me cdo kusht humbjen, ne ndeshjet e sotme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›