Festival golash per Bajernin, Leverkusen shpallet kampione e dimrit
Bajer Leverkusen do ta kaloje pauzen e kampionatit gjerman, ne krye te bundesliges. Laverkeseni, fale fitores se veshtire me rezultatin 3-2 qe shenoi ndaj Borusia Myshengladbah do te vazhdoje kryesimin e kampionatit gjerman, por nen presionin e disa ekipeve te tjera. Shalke fitoi 1-0 me Mainc, nje dite para se te luheshin ndeshjet e tjera dhe u ngjit ne krye perkohesisht, por Leverkuseni mori serish kreun, nderkohe qe Bajerni i Mynihut eshte kercenimi kryesor per ekipet e tjera qe pretendoje titullin, Bavarezet, ne drejtimin Luis Van Gal, jane rikthyer te frikshem, me rezultate e javeve te fundit. Bajerni i Munihut fitoi 5-2 ndaj Herthes se Berlinit, ekipit te fundit ne klasifikimin e kampionatit. Golat e shenuar nga Daniel van Bujten, Mario Gomez, Arjen Roben, Tomas Myler dhe Ivica Olic siguruan triumfin e radhes dhe tani ekipi i Van Gal e sheh veten ne kuoten e 33 pikeve, dy pas Leverkusenit kryesues dhe nje pike pas Shalke 04. Sakaq, Borusia e Dortmundit u ngjit ne vend te katert, ne kuoten e 30 pikeve, fale fitores 1-0 qe siguroi kjo skuader ndaj Frajburgut. Lukas Barrios shenoi te vetmin gol ne minuten e 19-te te ndeshjes, duke regjistruar golin e tij te nente te ketij sezoni dhe njekohesisht e ktheu Borusian ne ekipin qe nuk njeh humbje, prej shtate ndeshjeve. Kampionet ne fuqi, Volsburgu humbi vendin e katert, pas barazimit 2-2 qe arriti ndaj Eintraktit te Frankfurtit. Nderkaq, Hanover 96' nuk mbajti avantazhin e pjeses se pare, 2-0. Bokumi shenoi tre gola ne pjesen e dyte, duke marre tre pike te vlefshme. Sot Hamburgu do te perballet me rivalet e Bremenit. Te dy klubet kane nga 28 pike dhe synojne qe te ngjiten ne vendet e para. Secila prej tyre eshte duke i bere llogarite, me nga nje fitore. Kelni do te perballet me Nurenbergun, ne betejen per te qendruar mes me te mirave te Bundesliges se dyte gjermane.