Dinamo frenohet new balten peqinase
Aranit Muraci
Dinamo, nga dita e djeshme, nuk do te quhet me skuadra e pathyeshme e kampionatit tone. Nje jave para se te mbyllej pjese e pare e Kategorise Superiore, Dinamo eshte ndalur, por duhet pritur edhe perfundimi i ndeshjeve te sotme per te mesuar nese diferenca e pikeve ne krye te klasifikimit mes saj dhe ndjekesit me te afert do te ngushtohet. Sidoqofte, ne Peqin, kryesuesit e sezonit aktual pesuan humbjen e pare te ketij sezoni, duke u mundur thellesisht 4-0, nga vendasit qe drejtoheshin ne kete sfide nga Perparim Daiu. Trajneri kavajas mori ne dore drejtimin e Shkumbinit, pas shkarkimit te Kristaq Miles dhe ka mbetur i surprizuari i pare, kur ne fund pa qe skuadra me e mire e kampionatit te dorezohej, para te besuarve te tij, me nje humbje shokuese. Por me shume se vendasit, me fitoren e djeshme, Daiu i ka bere nder edhe ish-ekipit te tij te vendlindjes, Besws, qe rivalizon me Dinamon gjate ketij sezoni, ne gare per te fituar titullin kampion. Ndalesa e Dinamos shihet si nje mundesi e mire per Besen, qe te afrohet ne krye te klasifikimit, para rihapjes se merkatos se dimrit. Besa do te udhetoje drejt Korces, ku duhet te mposhte deboren dhe ekipin vendas, qe kerkon t'i shpetoje vendit te fundit te klasifikimit. Ne nje terren te renduar, ku ishte e veshtire qe te ndertohej nje aksion, Dinamo nuk i rezistoi gjate Shkumbinit vendas. Permes baltes dhe pellgjeve me uje, qe mbizoteronin ne cdo cep te fushes, vendasit nen mbeshtetjen e tifozeve dhe te pershtatur me mire me fushen e lojes shenuan ne pjesen e pare dy gola te shpejte, me Sekserin dhe Caushajn. Perpjekjet sporadike te kryesuesve te kampionatit, gjate pjeses se pare nuk kercenuan asnje here seriozisht porten e Shkumbinit. Pas perfundimit te pjeses se pare, ne fraksionin e dyte te ndeshjes, pritej nje Dinamo me e forte, nderkohe qe ndodhi e njejta shfaqje, si ne 45 minutat e para. Te pafuqishem per te mundur balten dhe per te reaguar me tej ndaj kundershtarit, qe ishte ne favor te dy golave, Dinamo dorezohet me pesimin e golit te trete, qe e shenoi Bakiu. Deri ne fund, Shkumbini shenoi edhe nje gol tjeter, duke i shkaktuar jo vetem humbjen e pare, por nje disfate te rende, Dinamos. Blute pas perfundimit te ndeshjes se djeshme jane justifikuar me te drejte, per terrenin e papershtatshem, qe favorizoi ekipin vendas te "uritur" per pike, por jane rikthyer drejt kryeqytetit me pakenaqesine e vetme, se duhet te kishin shmangur humbjen e thelle. Edhe Tirana, qe do te prese ne kete ndeshje Apolonine e Fierit, pervec faktit se duhet te parakaloje nje ekip rival per vendet e para, do te kerkoje qe te rifitoje terren ndaj dy rivaleve te saj te pare, Dinamos dhe Beses. Merkatoja e muajin janar do te rihapet pas pak javes se ardhshme dhe ekipet do te kene nje mundesi tjeter per te blere lojtare qe te arrijne objektivat e tyre, ne fund te gares.