Basha:Alternativa e zhvillimit
Tiranë -Ministri i Punëve të Jashme Lulzim Basha, gjatë inaugurimit të shkollës së re të Komunës Poraçan , ka theksuar vëmendja e qeverisë nuk ka munguar as ndaj komunave më të thella të vendit. Për ndërtimin e kësaj shkolle, qeveria ka dhënë një fond prej 260 milion lekësh. Basha, kujtoi se në më pak se katër, vjet kjo komunë ka marrë 560 milion lekë investime, ku janë ndërtuar 3 ambulanca, 4 ujësjellës, shkolla etj. Modeli i kësaj mazhorance, tha Ministri Basha, është ai, i ndërtimit dhe zhvillimit të çdo zone të vendit, ndërsa modeli që ofron Rama nuk arrin të ndërtojë as shkollat në qendër të Tiranës.
“Cilat janë veçoritë e këtyre modeleve. Njëri ndërton shkollën në Poraçan, tjetri nuk e ndërton as në Tiranë. Sepse interesi ynë, sepse këmbëngulja jonë, sepse përkushtimi jonë është ndaj poraçanakeve dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe jo ndaj 15 përqindëshit dhe 20 përqindëshit që kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk e nxjerr dot kur ndërton shkolla publike dhe prandaj nuk i ndërton ato.”-theksoi ministri i Jashtëm.
Ai shprehu bindjen se qytetarët shqiptarë do të dinë të vlerësojnë më 28 qershor mes alternativës së zhvillimit dhe integrimit dhe asaj të aferave korruptive dhe në shërbim të interesave të ngushta të një grupi biznesmenësh që ofron modeli Rama.