E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroatët votojnë sot për zgjedhjet presidenciale

Kutitë e votimit janë hapur që në orët e para të mëngjesit, nga ku do të dalin dy kandidatë pretendent për në raundin e dytë të zgjedhjeve. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 4 milionë e gjysmë zgjedhës, ndërkohë që 400 mijë kroatë në diasportë si dhe në Bosnjë do të votojnë gjithashtu. Kandidati favorit është ai i qendrës së majtë, socialdemokrati Ivo Josipoviç, i cili ka siguruar vendin për në raundin e dytë, pasi kryeson me 15% nga ndjekësi më i afërt. Anketat e opinionit tregojnë se do të ketë një raund të dytë votimesh më 10 janar për të caktuar fituesin. Pas tij, në një garë shumë të ngushtë, janë kryebashkiaku kundërthënës i Zagrebit, Milan Bandiç, dhe biznesmeni Nadan Vidoseviç. Presidenti aktual, Stipe Mesiç, e ushtroi detyrën e presidentit për dy mandate pesë vjeçare, çfarë është maksimumi që lejon ligji kroat.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›