E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroati Vinçetiç ne prag te largimit

Dinamo ka zhvilluar stervitje me organike te cunguar dje, per shkak te mungesave te lojtareve qe jane te impenjuar me skuadrat kombetare. Portieri Ilion Lika dhe mbrojtesi Erjon Xhafa jane ne San Marino, ku sot ne mbermje do te ndeshen kunder skuadres vendase ne radhet e kombetares A, ndersa sulmuesi Eleandro Pema ka udhetuar drejt Sllovakise me skuadren U- 21 te Artan Bushatit, per ndeshjen e kualifikueseve evropiane. Te tjeret kane qene te gjithe ne dispozicion te trajnerit Faruk Sejdini, perfshire edhe dy kroatet, Zoran Kastel dhe Goran Vincetic. Por ky i fundit duket se nuk deshiron te qendroje perseri te blute dhe deshiron largimin, edhe pse eshte i lidhur me kontrate deri ne fund te vitit 2006. Vincetic krijoi shume hamendje me largimin e tij drejt Kroacise dhe me pasigurine nese do te kthehej, por drejtuesit e blutve nuk toleruan, duke i kerkuar respektimin e kontrates. I vene perballe nje presioni te tille, mesfushori i krahut te djathte u kthye ne Tirane, por me mendimin per te mos ndenjur gjate. Per te mos krijuar pakenaqesi te tjera, nga ana e drejtuesve ka ekzistuar edhe vullneti i mire per t'i plotesuar disa kerkesa, por ende nuk mund te thuhet me siguri se ai do te qendroje edhe pas dhjetorit, nderkohe qe pretendon se ofertat nga vendi i tij nuk i mungojne. Kete e pohon edhe lojtari, kur thote se po mendon seriozisht se cfare do te beje ne sezonin e ardhshem. "Nuk e kam vendosur ende dhe jam duke u menduar. Nje futbollist profesionist duhet te marre gjithcka ne konsiderate dhe mua ofertat nuk me mungojne", ka deklaruar Vincetic. Nderkohe, kroati tjeter, Kastel, duket se do te respektoje pa pretendime te tjera kontraten qe ka me presidentin e bluve, Besnik Sulaj.
Loja e "ofertave"
Vincetic nuk eshte i vetmi qe mendon largimin nga Dinamo, pasi me pare ka shprehur deshiren edhe portieri i dyte, Suad Zendeli. Ndersa deshira per largim mund te jete e njejte, shkaqet e dy lojtareve jane krejtesisht te ndryshme. Zendeli kerkon t'i jape me teper shanse karrieres se tij duke kerkuar nje skuader ku te aktivizohet rregullisht, pa shtruar pretendime te karakterit ekonomik. Rrjedhimisht, shqiptari nga Maqedonia nuk ka bere "presion" ofertash nga skuadra te tjera per te kerkuar rritje page, por thjesht deshiron te lihet i lire per te luajtur me teper. Nuk eshte i njejti qendrim nga ana e kroatit, me pretendimet per oferta nga vendi i tij, te cilat nuk mund te vertetohen kurre, aq me teper qe largimi dhe pastaj rikthimi lene vend per dyshime ne vertetesine e pretendimeve te tij, por edhe ne aftesine e tij per t'u anagzhuar me nje skuader tjeter ne Kroaci. Sidoqofte, ajo qe dihet per momentin eshte se ai ka nje kontrate me Dinamon, te cilen do te jete i detyruar ta respektoje.
Kontratat e reja
Nderkohe drejtuesit blu nuk u kane dhene ende fund nenshkrimit te kontratave te reja me lojtaret e tjere. I gjithe grupi i sezonit te kaluar eshte rikonfimuar, por firmat nuk jane hedhur ende. Lojtaret kane bere bisedime me drejtuesit dhe parimisht jane arriur marreveshjet. Tani pritet qe te behet zyrtarizimi, cka duhet te ndodhe brenda kesaj jave. Te henen eshte afati i fundit per dergimin e listave te lojtareve ne FSHF dhe ne ditet ne vazhdim, deri ne fillimin e kampionatit, nga ana e Sektorit te Garave do te behet verifikimi i vertetesise se listave, bazuar mbi kontratat e depozituara ne federate.

Dritan Ikonomi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›