E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta, sot miqesore me Lushnjen

Durrsaket do t'i kthehen ndeshjeve miqesore. Sot ata do te luajne nje te tille ndaj Lushnjes. Pas stervitjeve intensive te javeve te meparshme, gjate ketyre dy javeve do t'i lihet vend kryesisht pergatitjes taktike. Ndeshjet testuese pritet t'i krijojne nje ide me te qarte trajnerit Starova per formacionin qe do te hedhe ne fushe ne ndeshjen e javes se pare ndaj Dinamos. Demtimi qe pesoi mbrojtesi Brahja te shtunen e kaluar, duket se do ta lere jo pak jashte fushes lojtarin. Drejtuesit e skuadres kane afruar ne ekip dhe nje mbrojtes tjeter, kosovarin Haliti, i cili sezonin e kaluar ishte pjese e skuadres se Tiranes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›