Laçi/ Nica: Pune sistematike, perqendrim total
"Adresa" me e re e skuadres kurbinase gjendet ne rrugen "suksesi". Keshtu mund te perkufizohet ecuria e fundit e formacionit qe drejtohet nga tekniket Stavri Nica dhe Valentin Gjetja ne kete prag start te kampionatit te ri. Laci ka luajtur gjer me tani kater takime miqesore dhe ne pergatitjet e sezonit qe troket, fitoret e fundit ne Kruje dhe ne Burrel me skuadrat respektive te ketyre dy qyteteve, kane terhequr vemendjen e opinionit spotiv ne Lac. Ne ecurine e tyre, kurbinasit ne vitet e fundit, kane ndeshur ne udhen e sportit ulje ngritje, teksa garimi ne dy edicione radhazi e ka "zvogluar" pa meshire Lacin. Ndonese faji si gjithnje mbetet "jetim", ata duan ta pranojne kete gje si dukuri te kohes se shkuar, ndersa pas 15 korrikut mendesite e reja, servirur nga nje teknik i zoti si durrsaku Nica, dalengadale kane sjelle rizgjimin e permiresimin e skuadres ne t _itha drejtimet. Puna sistematike, shoqeruar me disipline te "hekurt", por dhe kontigjenti ne dispozicion, ka bere qe Laci te vihet ne grupin e ekipeve, qe do te synoje fort ngjitjen ne elite. Jane Dalipi, Turtulli, Jakupi, Gjini, Laska, Kaci, Malo, Udeke, Shazivari, Shkoza, Mustafaraj e Tota, qe kane ardhur. Por kane gjetur Xhixhen, Sefgjinin, Kastratin e pa perdorur "skaleten" e rendomte, perbejne ne te vertete nje ansambel zilisjelles. Edhe pse nuk eshte koha e levdatave keta duhen inkurajuar. Ky grup i sjelle me kosto ne Lac nga donatori Pashk Laska ka impresionuar. Te pakten ne dy ndeshjet e fundit. Gjithsesi shume dashamires te futbollit ne Lac shprehen se blerja me e madhe e klubit te tyre konsiston ne perzgjedhjen e "timonit". Stavri Nica duket se e kerkon triumfin edhe ne Lac. 51 vjecari, fitues i kupes se Republikes me Teuten, dy sezone me pare, nuk preferon te merret shume me fjale. Ai i qete ka deklaruar se deshiron vetem pike, mirepo nje gje e tille, sipas trajnerit, nuk vjen vetiu. "Pune sistematike dhe perqendrim total nga te gjithe futbollistet", thote Nica. A ia ka arritur ne keto dy muaj? Faktet pohojne se Laci po "mesohet" te luaje futboll. "Jashte te padisiplinuarit", degjohet shpesh te thote tekniku ne seancat ditore. Dhe e thena ka rezultuar e bere. Vete kreu i stolit ka pezulluar per "hic gje", tre nga sportistet me aktive te grupit. Fillimi me "shpate" nga ai, deri tani ka befasuar, por nga ana tjeter duket se ka rritur pergjegjesine tek aktualet.
Nderkaq, ne seancen e djeshme Nica Gjetja me teper jane marre me ushtrime "zbutese", teksa nje ndeshje mes grupeve A dhe B prej 25' ka mbyllur diten. "Hemoragjia" e dhimbshme lushnjare ka mberritur gjer ne Lac pasi dje eshte pare futbollisti i tyre Borici. Miqesore te tjera? "Po", thote Nica. Ne fundjave mund te luajme me Besen ne Kavaje. Tradita mes ketyre dy skuadrave, gjithnje ka ofruar ndeshje ne "vere", ndaj per te kompensuar ate qe u la mangut ne Pogradec, shpresojme ta realizojme tani", tha tekniku dje.
ISUF MYRTAJ