Debatik Curri, thirret urgjentisht në Kombëtare

Mesfushori Debatik Curri, që aktivizohet në kampionatin ukrainas është bashkuar me Kombëtaren në San Marino. Kjo pas nëj urdhëri të FSHF-së. Versionin zyrtar i kësaj lëvizje është zëvendësimi i Tefik Osmanit, mbrojtësit që është bërë pjesë e përfaqësues U-21 në ndeshjen e sotme kundër Sllovakisë.
Debatik Curri ka zhvilluar vetëm një ndeshje miqësore, atë kundër Gjeorgjisë (0-0), por la menjëherë përshtypje shumë të mira për ish-trajnerin e përfaqësueses Hans Peter Brigel.
Mesfushori kosovar është një titullar i padiskutueshëm në skuadrën ukrainase Vosrskla Poltava, dhe pritet të jetë sërish një nga zbulimet për trajnerin kroat Oto Baric.
Nga kampionati ukrainas bëjnë pjesë katër lojtarë në përfaqësuesen shqiptare: Armend Dallku (Vorskla Poltava), Elvin Beqiri (Metalurg Donetsk), Blendi Shkëmbi (Metalurg Zaporozhje) dhe tani edhe Debatik Curri (Vorskla Poltava), duke përbërë komunitetin e dytë më të madh në Kombëtare, pas atyre të të Tiranës.
Franc Hoxha