Tirana-Flamurtari, finalja ne Durres
Finalja e Kupes se Shqiperise, mes Tiranes dhe Flamurtarit do te zhvillohet ne “Niko Dovana” te Durresit, me 6 maj. FSHF vendosi per fushen dhe daten e finales. Ishte parashikuar qe kjo finale te luhej nje jave me vone, pra me 13 maj, por duke qene se me 12 maj do te vije Milani ne Tirane, FSHF ndryshoi daten dhe vendosi qe ndeshja te luhet nje jave me perpara. Nderkaq, sipas rregullores, meqenese nje ekip i finales se kupes eshte kryeqytetas, ashtu sic ka ndodhur ne tre vitet e fundit, ndeshja eshte vendosur te luhet ne nje fushe asnjanese, pra ne “Niko Dovana” te Durresit. Ne historine e perballjeve mes tyre, Tirana dhe Flamurtari jane vene perballe njera-tjetres, 3 here ne finale.
Tri Finalet e kaluara, Tirana-Flamurtari
1995-1996 Tirana-Flamurtari 5-4 (p)
1983-1984 Tirana-Flamurtari 2-1
1982-1983 Tirana-Flamurtari 2-1
Tri Finalet e kaluara, Tirana-Flamurtari
1995-1996 Tirana-Flamurtari 5-4 (p)
1983-1984 Tirana-Flamurtari 2-1
1982-1983 Tirana-Flamurtari 2-1