E Diel, 1 Nëntor 2026

Benitez tifoz i zjarrte i Lorik Canes, ftese per ta marre tek Liverpuli

Trajneri i nje prej ekipeve me te mira te botes, Rafa Benitez eshte tifoz personal i lojtarit te kombetare sone, Lorik Cana. Si i tille, trajneri i Liverpulit, Benitez po sheh me interes, per te blere ne merkaton e veres kartonin e kapitenit te Olimpikut te Marsejes, Lorik Cana. Ksabi Alonso do te largohet, sipas ngjarjeve ne vere, por para se ai te largohet, trajneri i Liverpulit ka piketuar pasuesin e tij. Lajmin e beri te ditur gazeta angleze “Daily Mirror”. Sipas medieve angleze, Benitez e admiron jashte mase lojtarin e kombetares shqiptare dhe e sheh ate, si pasuesin e mundshem te Alonsos ne radhet e Liverpulit. Drejtuesit e Liverpulit kane takuar ish-lojtarin e Liverpulit, Zenden per t’i informuar ne lidhje me personalitetin e shqiptarit. Ai njihet si nje mesfushor i forte dhe i zgjuar, ne mesfushe. Cana mund t’i kushtoje rreth 10 milione sterlina buxhetit te Liverpulit, aq sa edhe kerkon klubi i tij, Olimpiku i Marsejes, qe me nje shume te tilla eshte gati ta shese kartonin e kapitenit shqiptar. Juventusi dhe Arsenali jane te interesuar per te blere nga ana tjeter kartonin e Alonsos, qe pritet te largohet dhe t’i hape rruge projektit te trajnerit, Benitez. Trajneri i Liverpulit nenshkroi nje kontrate te gjate dhe po projekton ekipin e ardhshem. 25-vjecari, i lindur ne Prishtine eshte i lidhur ngushte me vendin e tij, Shqiperine. Babai i Canes, ne pamundesi per te qene pjese e kombetares shqiptare ne kohen e tij, ka udhezuar te birin qe te jete pjese e kombetares shqiptare dhe Cana eshte aktualisht nje prej pikave me te forta te kombetares shqiptare. Qe kur i eshte bashkuar Olimpikut te Marsejes, Lorik Cana ka pasur nje ngritje te dukshme ne karriere. Pas kalimit tek Olimpiku i Marsejes, Canes i eshte besuar shiriti i kapitenit. Ne perballjet evropiane te ketij sezoni, ne “Champions”, Cana shkelqen ndaj Liverpulit, si ne “Anfild”, ashtu edhe ne “Voldedrome”. Tifozet e Liverpulit dhe drejtuesit e ekipit qe e ka fituar pese here Ligen e Kampioneve, i njohin mire aftesite e Lorik Canes, ndaj edhe deshirojne qe ta afrojne ate, gjate merkatos se radhes. Marseja kryeson aktualisht kampionatin francez dhe Cana, do te deshironte titullin kampion para se te largohet drejt Anglise, ku ka deklaruar me pare se do te largohet ne fund te ketij edicioni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›