E Diel, 1 Nëntor 2026

Venger zbuloi i pari talentin e kosovarit, futbollistit me tre pasaporta

Liverpuli shpreson qe te siguroje sherbimin e yllit te Marsejes, Lorik Cana, ne nje transferte te lire. Por ne te kundert, buxheti i ekipit, qe pretendon titullin kampion ne Premier Lige mund te perballoje deri ne 16 milione euro, per te siguruar sherbimet e kosovarit. Karriera e Lorik Canes pershkruhet nepermjet nje profili, me 10 pika:

1. Lorik Cana lindi me 27 Korrik 1983 ne Prishtine, por levizi drejt Zvicres bashke me familjen ne vitin 1992, per t’iu shmangur luftes.

2. Babai i tij, Agim Cana, ka qene gjithashtu nje futbollist dhe pjese e nje gjenerate te ndritur, ne historine e futbollit shqiptar.

3. Kur familja Cana iku ne Zvicer, Loriku nisi edhe karrieren e tij futbollistike, fillimisht me FC Lausana Sport. Ai u shfaq shume shpejt si nje talent i rralle. Arsen Venger e vezhgoi dhe e pelqeu i pari, por nuk e mori dot tek Arsenali, kur Cana ishte 16 vjec, sepse kosovari u pengua per shkak te vizes.

4. Ne vitin 2000 ai firmosi per PSG, dhe iu bashkua ekipit te pare ne vitin 2003.

5. Cana la PSG ne vitin 2005 dhe iu bashkua Olimpikut te Marsejes, me nje transferte te lire dhe u be kapiten i Olimpikut te Marsejes ne vitin 2007, kur Habib Beje kaloi tek Njukaselli.

6. Cana ka jetuar ne vende te ndryshme dhe pervec kombesise shqiptare, ai ka edhe shtetesine zvicerane dhe franceze, por preferoi kombetaren shqiptare. Ne moshen 19 vjecare, viti 2003, debutoi me kuqezinjte ndaj nje vendi qe kerkonte sherbimet e tij, Zvicres.

7. Mesfushori me tipare mbrojtese ishte piketuar si nje zevendesues i mundshem i Matju Flaminit, tek Arsenali gjate veres se kaluar, por ishte Evertoni, qe e donte patjeter ne skuader. Nuk u lejua nga klubi qe te largohej, gjate merkatos se kaluar.

8. Ai eshte jashtezakonisht i zoti ne mesfushe, por ndihmon edhe sulmin e ekipit, qe e ka treguar kur ka shenuar disa gola, per Olimpikun e Marsejes.

9. Ai zhvilloi dy ndeshje te shkelqyera ndaj Liverpulit, ne Ligen e Kampioneve, gjate ketij sezoni. Ne shtator, kosovari shenoi ndaj Liverpulit, gjate sfides qe u zhvillua ne Marseje, edhe pse ekipi i tij u mund 2-1.

10. Cana ka aferisht rreth 43.000 fansa ne “Facebook”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›