Raporti, në tre muaj nga të ardhurat doganore humbën 42 milionë dollarë
Gjatë muajve janar-prill, të ardhurat u realizuan vetëm 88 nga 100%. Në 4 muaj janë mbledhur 4 milionë dollarë më pak se në vitin 2008
Ervin KOÇI
Shqiptarët kanë ulur ndjeshëm ritmet e konsumit dhe të import-eksportit në tre muajt e parë të vitit 2009, ku shkak për këtë ka qenë edhe prekja nga kriza ekonomike globale. Pasojat kjo e fundit i ka dhënë më tepër në bilancet e Administratës Doganore, e cila gjatë tre muajve të marrë të vitit i është dashur që t’i bëjë llogaritë me minus, porsa i përket mbledhjes së të ardhurave. Shifrat e fundit që dalin prej DPD-së, flasin për rënie të të ardhurave në masën rreth 42 milionë dollarë, në raport me planin dhe gati 4 milionë dollarë më pak se e njëjta periudhë e vitit 2008. Situata vazhdon të bëhet edhe më e rëndë për ekonominë e vendit pas thellimit të deficitit tregtar, ku realizimi i pakët nga taksat kushtëzon buxhetin e shtetit të kryejë investimet e planifikuara. Statistikat që paraqesin nivelin e arkëtimeve të këtij sektori për periudhën janar-prill, flasin vetëm për një realizim deri në rreth 88 për qind. Nga të dhënat shikohet qartë se muaji prill shënon rritje të lehtë në krahasim me marsin, 8 pikë përqindje, por ende poshtë realizmit 100 për qind të planit të të ardhurave doganore.
Taksat doganore
Pothuajse të gjitha taksat kryesore kanë pësuar rënie në krahasim me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë. Në total në 4-mujorin e parë të vitit 2009, janë mundur të mblidhen rreth 310 milionë dollarë, afërsisht 4 milionë dollarë më pak se në vitin 2008. Në sasi, doganat paraqesin rritje të volumit të punës, por në vlerë shikohet një rënie, si pasojë e çmimeve të ulëta të lëndëve të para. Niveli i arkëtimeve si 4-mujor ka ardhur duke rënë në dy vite, ndërsa në 2005-2006 shikohet një dyfishim. Doganat e kanë marrë goditjen më të rëndë nga mallrat e akcizës, të cilat kanë ndikuar me gati 3.5 milionë dollarë në rënien e të ardhurave në total, krahasuar me vitin 2008. Në total janë mbledhur nga doganat rreth 55 milionë dollarë të ardhura nga akciza, ndërsa në vitin 2008 u mblodhën rreth 58 milionë dollarë. Nga TVSH-ja janë krijuar rreth 220 milionë dollarë të ardhura, ndërsa në vitin 2008 u mblodhën 222 milionë dollarë, gjithnjë për periudhën janar-prill 2009. Arkëtimet nga TVSH-ja në muajin prill arritën nivelin e shkurtit, kurse në dy muajt e tjerë shikohet një rritje e lehtë.
Eksportet dhe importet
Më pak para kanë hyrë nga eksportet apo shkëmbimet tregtare në vendin tonë, sa i përket tre muajve të parë të vitit. Të dhënat e fundit që konfirmohen edhe nga Banka e Shqipërisë konstatojnë një rënie prej 8 për qind në total, sa i përket tregtisë, ndërsa hendeku i eksporteve thellohet akoma më shumë me 15 për qind rënie. “Vëllimi i përgjithshëm i shkëmbimeve tregtare gjatë tremujorit të parë të vitit 2009 shënoi 869 milionë euro, me një rënie vjetore prej 8 për qind. Shitblerja e mallrave përfaqësoi rreth 45 për qind të veprimeve korente. Eksportet shënuan një rënie vjetore prej 15 për qind dhe vlerësohen në 176 milionë euro, ndërkohë që për importet u paguan 692 milionë euro ose 6 për qind më pak se një vit më parë. Deficiti tregtar u tkurr me rreth 11 milionë euro duke arritur në 516 milionë euro. Shkalla e mbulimit të importeve nga eksportet ra në nivelin 25 për qind nga 28 për qind një vit më parë”, - theksojnë ekspertët e BSH-së në analizën e tyre për tregtinë e jashtme. Gjithashtu, sipas BSH-së, pagesat për importet e mallrave ushqimore kanë rënë me 15 për qind, ndërsa ato për lëndë djegëse me 30 për qind. Ndërkohë, janë rritur vlerat e importeve të makinerive dhe pajisjeve, me 4 për qind dhe të produkteve kimike, me 19 për qind gjatë të njëjtës periudhë. “Vlera e importeve të këtyre katër kategorive shënoi rreth 63 për qind të vlerës së përgjithshme të importeve”, - theksohet në raport. Eksportet nga industria e tekstileve dhe e këpucëve ranë me 8 për qind. Eksportet e këtyre kategorive vazhdojnë të renditen të parat duke siguruar rreth 54 për qind të të ardhurave të përgjithshme nga eksportet. Gjatë tremujorit të parë të vitit është regjistruar rënie e ndjeshme në vlerën e eksporteve të metaleve, me 54 për qind, gjë që ka bërë që eksporti i përgjithshëm nga prodhimi i brendshëm të bjerë me rreth 23 për qind.
13 Qershor 2009