E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH: “Kriza ekonomike uli ndjeshëm dërgesat e emigrantëve në tre muaj”



Kriza ekonomike globale ka ulur ndjeshëm në Shqipëri të ardhurat nga emigrantët, duke krijuar vështirësi për mijëra familje që si burim të vetëm jetese kanë pikërisht këto para. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë konfirmojnë një reduktim të mëtejshëm të parave që emigrantët dërgojnë pranë familjeve të tyre në atdhe. Dërgesat e emigrantëve janë ulur nga muaji në muaj, ku vetëm në tre muajt e parë të këtij viti kanë rënë me rreth 40 për qind, krahasuar me tre muajt e parë të vitit të kaluar. Sipas Institucionit Mbikëqyrës Bankar gjatë tre mujorit të parë të këtij viti dërgesat nga emigrantët arritën vlerën e 196 milion eurove duke shënuar një rënie prej 17 milion euro ekuivalente me 8 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Rënia e dërgesave nga emigrantët është pasojë e krizës që ka përfshirë të gjithë globin. Italia dhe Greqi, vende ku jetojnë pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë ndodhen në recension dhe po përballen me rritje të papunësisë. Nga ana tjetër pasojat i vuan edhe ekonomia, pasi nëpërmjet këtyre dërgesave financohet një pjesë e deficitit tregtarë. Në fund të vitit që kaloi dërgesat e emigrantëve pësuan një rënie prej rreth 17 për qind, por kjo ka ardhur duke u bërë më e madhe e shkak bazë është kriza ekonomike, të cilën po kalojnë vendet, në të cilat gjenden pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë. Sipas Institutit të Statistikave, rreth 70 për qind e sasisë së dërgesave që emigrantë sjellin në Shqipëri gjatë një viti përdoret për konsum. Gjithashtu, INSTAT-i në një studim të tijin para pak kohësh saktësonte se ndikimi i dërgesave të emigrantëve në shkallën e varfërisë në vend është shumë i madh. Studimi thotë se një ulje e dërgesave të emigrantëve me 50 për qind do të rriste me rreth 30-35 për qind shkallën e varfërisë duke pasur parasysh strukturën aktuale të ekonomisë s vendit. Kjo do të thotë se ulja e dërgesave të emigrantëve është vërtet një problem sot në Shqipëri dhe se ajo realisht ka ndikuar në shkallën e varfërisë. Qeveria shqiptare e ka të pamundur të ndikojë në sasinë e dërgesave të emigrantëve dhe fakti që ato kanë rënë në një nivel të tillë, nuk ka të bëjë aspak me punën e saj

13 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›