E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abramoviç planifikon 80 mln stërlina për merkaton

Pronari i Çelsit, Roman Abramoviç, raportohet se ka vendosur 80 milionë stërlina për merkaton e kësaj vere. “The Sun” shkruan se miliarderi rus dëshiron që blutë të luajnë me një stil më ngazëllues dhe më sulmues në sezonin e ardhshëm. Ai bëri një fillim të këtij plani duke harxhuar 72 milionë stërlina për lojtarë si Fernando Torres dhe David Luiz. Pronari i Bluve synon edhe tre përforcime kryesore, një mesfushor fantazist, një mesfushor krahu dhe një mbrojtës të djathtë të klasit. Ai i ka thënë drejtorit ekzekutiv Ron Gurlej të bëjë një listë të lojtarëve që duhen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›