Krojf: Mançesteri është skuadra më e favorizuar
Romë - Të përfshirë në ethet e “Finales së Romës” janë edhe personat të cilët kanë shkruar emrin e tyre në historinë e futbollit botëror. Njëri prej legjendave të topkëmbëshit që komenton është edhe ish-futbollisti i Barcelonës, Johan Krojf. Holandezi shikon si më të rrezikshme skuadrën e Mançesterit, që sipas tij luan një futboll më kompakt.
"Mançesteri luan një lojë grupi dhe të mrekullueshme. Mendoj se do të jetë skuadra e cila do të triumfojë në finalen e Romës", deklaron legjenda Johan Krojf.
Johan Krojf gjatë karrierës së tij, veçse futbollist, ka qenë edhe trajner i skuadrës katalanese. Në fillimin e viteve 90-të Barcelona do të quhej “skuadra e ëndrrave”, e cila u shua nga humbja e thellë me Milanin në finalen Athinës.