E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja e Champions, vazhdon shitja e alkoolit në Romë

Romë - Bashkia e Romës ka ndaluar për dy ditë shitjen e alkoolit nëpër dyqane dhe lokalet e qytetit. Pavarësisht urdhrit të lëshuar, shumë tifozë të ardhur kryesisht nga Anglia janë parë ditën e sotme me shishe alkooli nëpër duar duke shëtitur në kryeqytetin italian.

Kryebashkiaku i Romës është detyruar të dalë me një deklaratë për të dytën herë. “Qyteti jonë pret sot mbi 50 000 tifozë, dhe për këtë duhet të jemi të kujdesshëm si ‘Romak’. Duhet t’i parandalojmë të gjitha incidentet e mundshme të finales së Ligës së Kampioneve. Ndalimi i alkoolit është njëra nga masat që ne kemi ndërmarrë", deklaroi kryebashkiaku i Romës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›