Fakti 2/Për Kosovën, Svoboda i Ramës, si Miladini i Enverit
S’kanë të ndalur dëshmitë që i bashkon internacionalistët shqiptarë në qendrime të njëjta antishqiptare, si tutorët e tyre politikë në organizatat ndërkombëtare socialiste. Kështu, nënkryetari i grupit socialdemokrat në Parlamentin Evropian, Johannes Sëoboda, i pari politikan që ra në prehrin e kutive të Edi Ramës dhe u përpoq të fusë në krizë Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës për këtë çështje, është gjithashtu i pari politikan i rangut evropian, që ka artikuluar dhënien e një autonomie për Mitrovicën e Veriut. Duke folur në një intervistë për BBC-në, Sëoboda tha se me këtë zgjidhje veriu i Mitrovicës do të mund të ishte një lloj lidhje mes Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen, duke e shtuar arsyetimin-shantazh me frazën “Prishtina dhe Beogradi do të jenë të detyruara të bisedojnë për çështje të interesit të përbashkët dhe vlerësoi se vendimi i GJND-së mund të jetë një lloj kushti dhe motivimi për të filluar bisedimet”. Deri më tani, qendrimi ndërkombëtar e ka konsideruar integritetin e Kosovës si të paprekshëm dhe çfarëdolloj autonomie, shkëmbimi territoresh apo ndarje të saj, si një tabu që as mund të mendohet, lëre më të arkitektohet vënia e saj në zbatim. Por për mikun e Edi Ramës kjo jo vetëm është e mendueshme, por edhe duhet menduar sa më shpejt vënia e saj në zbatim. Vetë Rama s’ka bërë asnjë koment për këtë sakrilegj të mikut të tij, por duket se për socialistët shqiptarë nuk është hera e parë që tërhiqen përhundësh nga internacionalistë evropianë me interesa okulte. “Martesa” e tanishme politike e Edi Ramës me Johanes Svobodën duket se s’ka lidhje veç me kutitë e kutizmin, por tashmë duket se në derën e PS ka trokitur një Miladin Popoviç tjetër, me synimin për të përfunduar punën që ai pat nisur pranë Enverit, marrjen e konsensusit për lënien përjetë të Kosovës nën Serbinë. Tema e rimishërimit të Miladinit tek Svoboda është një temë që kërkon një detajim më të thelluar, megjithatë analistët janë të lutur të sjellin kontributet e tyre për ngjashmëritë e tjera që shfaqin Svoboda i Ramës me Miladinin e Enverit.
...